Google hap qasjen në Chatbot Bard për publikun e gjerë

Pas dy muajsh testimi, qasja në Chatbotin e Google me intelegjencë artificiale të quajtur Bard nuk kufizohet më nga një listë pritjeje. Google ka hapur Bard për publikun, ose të paktën për momentin për folësit anglishtfolës.

Google e bëri të ditur vendimin në konferencën e saj të zhvilluesve të Google I/O të mërkurën dhe lëvizja vjen një javë pasi Microsoft e hoqi listën e pritjes për Chatbot rivalin e tij Bing.

Kështu, Bard është i disponueshëm në 180 vende dhe territore anglishtfolëse dhe aktualisht i ka shtuar opsionet e bisedës në japonisht dhe koreanisht, si pjesë e një plani për t’u zgjeruar në 40 gjuhë botërore.

Një revolucion në komunikimin në internet

Teknologjitë e intelegjencës artificiale si modelet e mëdha të gjuhëve (LLM) dhe intelegjenca artificiale gjeneruese i kanë bërë chatbot-et shumë më të dobishëm, edhe pse vetë chatbot-et kanë ekzistuar që nga vitet 1960.

LLM-të janë të trajnuar për të dalluar modele në koleksione të mëdha tekstesh nga interneti, libra dhe burime të tjera, dhe intelegjenca artificiale gjeneruese mund ta përdorë atë analizë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tekstit me një bisedë të shkruar si njeriu. Është një revolucion në atë që kompjuterët mund të ofrojnë, duke kombinuar një mori informacionesh me një ndërfaqe natyrale. Chatbot-et e fuqizuara nga AI kanë demonstruar aftësi në shkrimin e poezisë, përgjigjen e pyetjeve filozofike, ndërtimin e programeve kompjuterike, marrjen e provimeve dhe dhënien e këshillave tatimore.

Problemi i halucinacioneve

Nga ana tjetër, këto chatbot-e moderne janë gjithashtu të prirur për të fabrikuar të dhëna (të ashtuquajturat halucinacione), dhe mbështetësit e tyre po punojnë shumë për t’i parandaluar ata të kontribuojnë në probleme të tilla si abuzimi, keqinformimi, hakimi dhe ngacmimi seksual. Por këto janë vetëm shqetësime afatshkurtra, pasi intelegjenca artificiale e sotme është mjaft e fuqishme për ta ngritur frikën e zhdukjes së punëve që i bëjnë njerëzit dhe minimit të qytetërimit.

Në të gjithë historinë e chatbot-eve moderne, Google është disi vonë për këtë festë. Faqja e internetit ChatGPT e OpenAI ngjalli një rritje të interesit në fund të vitit 2022, Microsoft, një investitor OpenAI, ndërkohë ka përfshirë teknologjinë themelore GPT-4 në motorin e vet të kërkimit Bing.

“Qasje e guximshme dhe e përgjegjshme”, përafrim me vlerat njerëzore

Aktualisht, Google po punon për ta arritur atë që menaxheri i produkteve të Google për Bard, Jack Krawczyk, e quan një “qasje të guximshme dhe të përgjegjshme”, e cila synon ta balancojë progresin me kujdes. Google tani mund të zgjerohet në 40 gjuhë, por e e ka kufizuar atë në japonisht dhe koreanisht për të qenë më i kujdesshëm, vuri në dukje Krawczyk.

Kjo është pjesë e angazhimit tonë për përgjegjshmërinë dhe për përafrimin dhe kuptimin e kufizimeve që ne e dimë se modelet e mëdha gjuhësore i kanë, shton Krawczyk. Përafrimi që ai përmend i referohet parimit të sigurimit që sjellja e AI të jetë në përputhje me interesat njerëzore.

Përveç bërjes publike të Bard, Google ka shtuar gjithashtu opsione për t’i eksportuar të dhënat e bisedës Bard në përpunuesin e tekstit të “Google Docs” dhe në fletën e llogaritjes së “Google Sheets”.

Burime të vështira për t’u verifikuar informacioni për chatbots të AI

Chatbot-et e AI kanë ende pika të dobëta, njëra prej të cilave është zbulimi se nga e morën informacionin. Kjo jotransparencë e bën të vështirë kontrollimin e fakteve, atribuimin e informacionit në burime të përshtatshme dhe përgjithësisht të kuptuarit pse chatbot ofroi rezultatet që bëri. Në këtë kuptim, Google tashmë po punon për zgjidhjen e këtij problemi dhe ata po e përgatisin së shpejti një përditësim që mund të ndihmojë në zgjidhjen e tij.

Duke filluar nga java e ardhshme, ne do t’i bëjmë listimet e kodeve edhe më të sakta duke ju treguar blloqet specifike të kodit burimor, së bashku me çdo informacion përkatës të licencimit. Kjo vlen edhe për citimin e përmbajtjes narrative nga e gjithë uebi, tha Krawczyk.

Gjithashtu po punohet edhe me aftësinë për t’i menaxhuar fotografitë, si një pyetje që përdoruesit i bëjnë Bard-it dhe si pjesë e përgjigjeve të tij. Google do të ofrojë gjithashtu një ndërfaqe që i lejon zhvilluesit ta lidhin Bard me Google dhe aplikacionet e palëve të treta. Një nga aplikacionet e para të tilla do të jetë paketa e Adobe Firefly e mjeteve gjeneruese të AI./Cnet

Përgatiti: Nuhi Shala