Google ‘bllokon’ fëmijët për të blerë me kartelat e prindërve, do të kërkojë aprovim paraprak

Google ka vendosur t’i japë fund blerjeve të fëmijëve në dyqanin e saj Google Play.

Ata prezantuan një opsion të ri të quajtur “Kërkesat për Blerje”, i cili është i destinuar për prindërit, fëmijët e të cilëve dinë të luajnë dhe shpenzojnë shuma të konsiderueshme nga kartat e tyre.

Ideja është që para çdo blerjeje, Google do të kërkojë autorizim nga prindërit, veçanërisht për ata që nuk e kanë të aktivizuar opsionin e pagesës familjare në llogarinë e tyre.

Kur përdorni një llogari të përbashkët, kur dikush që nuk është mbajtësi i llogarisë përpiqet të blejë diçka në Google Play, transaksioni nuk do të kryhet menjëherë, por ai do të marrë mesazhin “Pyet prindin tënd”.

Në të njëjtën kohë, pronari i llogarisë do të marrë një pyetje nga Google në lidhje me transaksionin dhe do të duhet të japë miratimin e tij që ai të kryhet.

Gjithashtu, do të tregohet se për çfarë lloj transaksioni bëhet fjalë, aplikacioni, blerja brenda aplikacionit, etj.

Siç shpjegohet nga Google, opsioni do të ndihmojë ata që nuk kanë vendosur ende një pagesë familjare për t’i shmangur kostot shtesë në kartelat e tyre bankare./Google