Gmail vjen me një ndryshim të vogël por shumë të rëndësishëm

Përdoruesit e Gmail kanë vërejtur një ndryshim të vogël, por të rëndësishëm në momentin kur i qasen këtij shërbimi.

Në vend të shenjës së mëparshme Gmail, ajo për Google Workspace tani shfaqet në llogaritë personale, ashtu sikurse dhe për ato të biznesit, shkruan Tech Radar.

Është pjesë e një tranzicioni të vazhdueshëm në Google Workspace që i bën bashkë produktet më të njohura si Docs, Sheets, Meet, Drive dhe, natyrisht, Gmail, në një vend të vetëm.

Siç thonë nga Google, prapa gjithçkaje qëndron dëshira për një ‘përvojë thellësisht të integruar, dhe me këtë Google po përpiqet të pozicionohet në ofertën e mjeteve në modalitetin e ri hibrid, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe mundësi për bashkëpunim në distancë.

Për këtë qëllim, Google Workspace është bërë falas për të gjithë.

 

Përkthimi: Nuhi Shala