Ferrari prezanton një hiperautomjet që do të jetë në dispozicion vetëm në Gran Turismo

Diç më pak se dhjetë vjet më parë, Gran Turismo lanSoi projektin e tij Vision, në të cilin disa nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve prezantojnë makinat e tyre në botën virtuale të kësaj loje. Kështu, projektuesit dhe inxhinierët kanë mundësinë ta lënë imagjinatën e tyre të egër dhe të tregojnë se si do të dukeshin automjetet e tyre nëse nuk do të kishte kufizime të ndryshme në prodhimin e automjeteve reale.

Deri më tani, vetura të tilla Vision tashmë janë prezantuar nga kompani si Jaguar dhe Mercedes-Benz, ndërsa javën e kaluar radha i ka ardhur Ferrarit. Modeli i prezantuar do të jetë i disponueshëm dy ditë para Krishtlindjeve brenda Gran Turismo 7, kështu që adhuruesit e shpejtësisë virtuale do të mund ta shijojnë drejtimin e super automjetit tw ri në rrugët GT.

Edhe pse është një model virtual, Ferrari i kushtoi vëmendje kur bëhet fjalë për një automjet të vërtetë që të pasurit një ditë do ta garojnë në rrugët nëpër botë. Dizajni është frymëzuar nga prototipet sportive të viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, të cilat shënuan sukses të madh në garat 24 Hours of Le Mans dhe Daytona.

Në përputhje me tendencat, Ferrari Vision Gran Turismo është një veturw hibride (është një model për një person) i fuqizuar nga një version edhe më ekstrem i motorit V6 që kompania do të instalojë në modelin e garave 499P dhe tre motorë elektrikë shtesë. , dhe fuqia totale do të jetë më shumë se 1000 kf. Ferrari virtual peshon 1250 kg, mund të përshpejtojë deri në 100 km/h për më pak se dy sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është më shumë se 350 km/h.

Ne donim të krijonim një vizion të së ardhmes të projektuar pa kufizime, por të lindur nga kuptimi i pashembullt i Ferrarit për inxhinierinë, aerodinamikën dhe teknologjitë e së ardhmes dhe të dorëzuar në botën dixhitale për t’u përjetuar nga një audiencë krejtësisht e re, komentoi mbi këtë projekt Drejtori i Dizajnit të Ferrarit, Flavio Manzoni. /Auto Evolution

Përgatiti: Nuhi Shala