Facebook sjell orën e mençur

Facebook po synon depërtimin në tregun e pajisjeve, kësaj here me ndihmën e një ore inteligjente.

Sipas portalit The Information, flitet për një orë inteligjente që do të bazohet në sistemin Android, por ende nuk është deklaruar nëse do ta përdorë verzionin Wear OS të Google. Ekzistojnë gjithashtu disa informacione jozyrtare se si Facebook po krijon sistemin e vet operativ.

Kjo orë inteligjente do të jetë në gjendje të dërgojë mesazhe dhe të monitorojë aktivitetet e fitnesit dhe do të bashkohet me brendet Portal dhe Oculus si një tjetër anëtar i koleksionit të pajisjeve të Facebook. Ata gjithashtu raportojnë për syzet e brendit Ray-Ban që duhet të dalin në treg deri në fund të vitit.

Facebook, sigurisht, i mohon të gjitha këto projekte.

Një gjë që është e sigurt është se Facebook ka vite që po përpiqet të depërtojë në botën e pajisjeve. Ata kanë më shumë se 6,000 punonjës që punojnë në projekte të ndryshme AR dhe VR, dhe Bloomberg gjithashtu deklaron se ata kanë disa nisma eksperimentale brenda departamentit të Facebook Reality Labs.

Përktheu-Nuhi Shala