Facebook po e teston një softuer për t'i larguar fyerjet nga grupet e përdoruesve

Facebook po e teston një mjet softuer me të cilin dëshiron ta etiketojë dhe ta heqë përmbajtjen fyese dhe komentet në grupet e përdoruesve në rrjetet sociale, shkruan portali kroat, tportal.hr.

Njoftimi për testimin e një programi të tillë u bë në një postim në blog në të cilin Facebook zbuloi një seri mjetesh të reja softuerësh për t’i ndihmuar më shumë se 70 milionë njerëz t’i drejtojnë dhe moderojnë grupet në këtë platformë.

Facebook, i cili sipas Google ka 2.85 miliardë përdorues, njoftoi në fund të vitit të kaluar se më shumë se 1.8 miliardë njerëz marrin pjesë në dhjetëra miliona grupe të saj aktive çdo muaj. Përmes mjeteve të reja, Facebook mund t’i paralajmërojë grupet administrative nëse ndonjë përmbajtje në grupin e tyre është “e diskutueshme ose” e pashëndetshme.”

Nëse administratori merr një paralajmërim për përmbajtje të papërshtatshme, ata do të jenë në gjendje të ndërmarrin hapa të ndryshëm, duke përfshirë mbylljen ose kufizimin e përkohshëm të frekuencës së postimit të komenteve nga disa anëtarë të grupit dhe përcaktimin e shpejtësisë së komenteve në postimet individuale.

Portali në fjalë shton se platformat teknologjike si Facebook dhe Twitter gjithnjë e më shumë po mbështeten në inteligjencën artificiale për të përcaktuar shumë nga ato që janë të dukshme në internet, përfshirë mjetet që zbulojnë dhe e largojnë gjuhën e urrejtjes.

Kjo mund të jetë e dobishme në parandalimin e botimit të përmbajtjes që përdoruesit nuk dëshirojnë ti shohin dhe inteligjenca artificiale mund të ndihmojë moderatorët në pastrimin e rrjeteve sociale që janë bërë shumë masive në mënyrë që vetë përdoruesit  të mund ti monitorojnëpastaj, vlerëson tportal.hr.

 

Përkthimi: Nuhi Shala