Ilustrim

Facebook bën ndryshime

Facebook po heq dorë nga slogani i tij, që premtonte qasje online.

Siç raporton Business Insider, gjiganti i rrjeteve sociale, së fundi ndryshoi sloganin e faqes hyrëse.

Përderisa më herët slogani ishte “është pa pagesë dhe gjithmonë do të jetë”, u kthye në “Shpejtë dhe lehtë”, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Ky ndryshim ndodhi mes 6 dhe 7 gushtit, megjithëse mungonte një njoftim zyrtar nga kompania.

Sipas avokatit dhe ekspertit të së drejtës dixhitale, José Antonio Castillo, i cili foli për Business Insider, ndryshimi mund të ketë lidhje me një direktivë nga Bashkimi Evropian që i njeh ato të dhëna personale si një formë pagese.

Përderisa kompania nuk dha ndonjë indikacion se do të startojë me pagesë, kompania në mënyrë të qartë lë të kuptohet se nuk garanton se qasja do të jetë gjithmonë pa pagesë.