Facebook bëhet kompani me vlerë 1 trilionë dollarëshe

Facebook i është bashkuar radhëve të kompanive të vlerësuara me mbi një trilionë dollarë.

Vlera tregtare e kompanisë në fjalë figuron 1.008 trilionë dollarë sipas Yahoo Finance, për herë të parë në historinë e saj.

Disa nga degët më të dukshme të Facebook janë vetë faqja e Facebook, së bashku me aplikacionin Messenger, si dhe Instagram-in, WhatsApp-n dhe Oculus. Në listën e kompanive të teknologjisë amerikane që kanë kaluar vlerën e 1 trilionë dollarëve, Facebook është kompania e vetme e cila është themeluar në vitet 2000, duke e bërë atë kompaninë më të re – për sa kohë mund të llogarisim datën e fillimit të Google (e cila ishte në vitin 1998).

 

Përkthimi: Nuhi Shala