Ish-Presidenti i ShBA-së, Donald Trump FOTO-REL

Elon Musk thotë se do ta anulojë vendim mbi ndalimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Twitter

Shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, thotë se do ta anulojë vendimin për t’ia ndaluar  ish-presidentit amerikan Donald Trump qasjen në Twitter.

Duke folur në konferencën ‘Future of the Car’ të organizuar nga gazeta Financial Times të martën, ai tha se ishte “një vendim moralisht i keq të jesh i qartë dhe i budallmë deri në ekstrem” për ta ndaluar presidentin republikan nga Twitteri.

Musk, i cili e ka quajtur veten një “absolutist i fjalës së lirë”, së fundmi nënshkroi një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për ta blerë platformën e mediave sociale, Twitter.

Pezullimi i llogarisë së Trump, i cili kishte më shumë se 88 milionë ndjekës u bë disa ditë para përfundimit të mandatit të tij dhe që atëherë është bërë temë debati rreth mënyrës sesi kompanitë e mediave sociale duhet t’i moderojnë llogaritë e liderëve të fuqishëm globalë.

Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter menjëherë pas sulmit të 6 janarit në Kapitol Hill të SHBA. Tëitter e përmendi “rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës” në vendimin e tij.

Vendimi i përforcoi pikëpamjet e tij mes njerëzve për të djathtën politike, tha Musk, duke e quajtur ndalimin “moralisht të gabuar dhe absolutisht të budallmë”.

Trump më parë i tha Fox Neës se nuk do të kthehej në Twitter edhe nëse Musk e blen platformën dhe rivendos llogarinë e tij, dhe tha se do të përdorte aplikacionin e tij të mediave sociale të quajtur Truth Social, i cili u lansua në dyqanin e aplikacioneve Apple në fund të shkurtit./Euronews