Elon Musk tërhiqet nga marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh për ta blerë Twitter-in

Elon Musk po kërkon t’i japë fund ofertës së tij prej 44 miliardë dollarësh për ta blerë Twitter, duke pretenduar shkelje të shumta të marrëveshjes.

Ky njoftim paraqet kthesën e fundit në një sagë të gjatë pasi personi më i pasur në botë vendosi ta blinte Twitter në muajin prill.

Musk tha se po tërhiqet sepse Twitter nuk arriti t’i jepte informacion të mjaftueshëm për numrin e llogarive të padëshiruara (spam) dhe false.

Tëitter thotë se planifikon të ndjekë veprime ligjore për implementimin e marrëveshjes.

“Bordi i Twitter-it është i përkushtuar për mbylljen e transaksionit për çmimin dhe kushtet për të cilat është rënë dakord me zotin Musk”, shkroi kryetari i Tëitter Bret Taylor në një postim në Twitter, duke e hapur një betejë ligjore potencialisht të gjatë dhe të tejzgjatur midis dy palëve.

Marrëveshja origjinale e bashkimit përfshin një tarifë ndarjeje prej 1 miliard dollarësh.

Shumë llogari të rreme

Në muajin maj, Musk tha se marrëveshja ishte “përkohësisht në pritje” pasi ai ishte në pritje të të dhënave për numrin e llogarive të rreme dhe të padëshiruara  në Twitter.

Biznesmeni miliarder kishte kërkuar prova për ta mbështetur pohimin e kompanisë se llogaritë e rreme përbëjnë më pak se 5% të totalit të përdoruesve të saj.

Në një letër të dorëzuar në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, avokati i Musk tha se Twitter kishte dështuar ose refuzuar ta jepte këtë informacion.

“Ndonjëherë Twitter i ka injoruar kërkesat e zotit Musk, ndonjëherë i ka refuzuar ato për arsye që duken të pajustifikuara dhe ndonjëherë ka pretenduar se është pajtuar duke i dhënë zotit Musk informacion jo të plotë ose të papërdorshëm”, thuhet në letër.

Llogaritë e padëshiruara janë krijuar për të shpërndarë informacion në një numër të madh njerëzish dhe për të manipuluar mënyrën se si ndërveprojnë me platformën. Të enjten, Twitter tha se i ka fshirë rreth 1 milion llogari të tilla çdo ditë.

Musk beson se llogaritë e rreme mund të përbëjnë 20% ose më shumë të përdoruesve të Tëitter.

Aksionet në Twitter ranë me 7% në tregtimin e tejzgjatur pas njoftimit.

Elon Musk prej javësh po përpiqet të marrë informacione se sa përdorues aktivë të përditshëm ka Twitter.

Tëitter ka një problem me robotët. Në fakt, vetëm dje tha se ka fshirë një milion llogari të padëshiruara në ditë.

Musk tha se atij i ishte refuzuar në mënyrë të përsëritur informacioni për numrin e llogarive të rreme në Twitter – kjo është arsyeja pse ai dëshironte të përfundonte marrëveshjen.

Megjithatë, Elon Musk tashmë e ka vënë në letër këtë marrëveshje dhe nuk është plotësisht e qartë nëse ai mund të tërhiqet në këtë fazë. Musk do të duhet ta dëshmojë se Twitter e ka shkelur marrëveshjen e tyre.

Ka arsye të tjera të mundshme pse Musk mund të dëshirojë të tërhiqet nga marrëveshja.

Pozicioni i tij për lirinë e fjalës dhe mënyrën se si Tëitter mund të moderojë në të ardhmen – bazuar në ligjet e vendeve individuale – gjithashtu ndonjëherë u duk si naiv. 

Musk, që thuhet se është personi më i pasur në botë, është themeluesi i kompanisë raketore SpaceX dhe kryeshefi i kompanisë së automjeteve elektrike Tesla.

I vetëpërshkruar si një”absolutist i fjalës së lirë”, Musk ishte zotuar t’i lirojë rregullat e moderimit të përmbajtjes së Twitter menjëherë pasi Tëitter të kalonte në nën pronësinë e tij.

Ai ka kritikuar prej kohësh ndalimin e disa llogarive nga Twitter, si ai i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë transparencë mbi mënyrën se si platforma paraqet tëeet-et për përdoruesit, një sistem që aktualisht lejon që disa të promovohen dhe t’u jepet audienca më e gjerë./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala