Elon Musk pret që numri i përdoruesve të Twitter mund ta kalojë një miliardëshin

Megjithëse Twitter është një rrjet social jashtëzakonisht i popullarizuar dhe me ndikim, numri i përdoruesve të tij ende nuk mund të krahasohet me rrjete si Facebook, Instagram apo TikTok.

Numri i përdoruesve aktivë ditorë në tremujorin e dytë të këtij viti ishte rreth 238 milionë, ndërsa numri i përdoruesve aktivë mujorë rreth 450 milionë.

Por duke qenë se vetë Twitter po ndryshon me Elon Musk si njeriun e parë, kështu që edhe numri i përdoruesve të tij mund të ndryshojë ndjeshëm. Edhe pse ka një rrugë të gjatë për ta bërë, Musk është, natyrisht, optimist për shifrat dhe beson se së shpejti numrat mund të dyfishohen.

Në profilin e tij në Twitter, ai ka shpërndarë disa të dhëna statistikore për rrjetin, të cilat tregojnë se numri i përdoruesve të rinj javën e fundit krahasuar me të njëjtën javë të vitit të kaluar është rritur me 66 për qind dhe se dy milionë përdorues të rinj i bashkohen këtij rrjeti çdo ditë. Ai gjithashtu u mburr se numri i minutave aktive në internet është në nivel rekord – 8 miliardë në ditë në javën e fundit, që është një rritje prej 30 për qind krahasuar me të njëjtën javë të vitit të kaluar.

Një tjetër statistikë shumë e rëndësishme për Twitter-in i referohet edhe reduktimit të gjuhës së urrejtjes në atë rrjet, e cila ka ardhur në rënie së fundmi. Për të gjitha sa më sipër, Elon Musk është një optimist i madh kur bëhet fjalë për të ardhmen e Twitter dhe trendet që mund të presim, të cilat sipas tij do të jenë jashtëzakonisht pozitive.

Prandaj, ai beson se rrjeti i tij social është në rrugë të mirë për ta tejkaluar numrin prej një miliard përdorues mujor në vitin e ardhshëm deri në një vit e gjysmë.

Por përveç numrit të përdoruesve, rëndësi të madhe për rrjetin ka edhe numri i reklamuesve. Që kur Musk mori në dorë kompaninë, ajo ka qenë në një rënie të ndjeshme për shkak se kompanitë e mëdha si General Motors, Mondelez International, Volkswagen dhe të tjera i ndaluan përkohësisht reklamat në atë rrjet, gjë që do të ndikojë në të ardhurat e Twitter-it.

Ai i sheh fajtorët për këtë situatë në grupet e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, të cilat u bënë presion kompanive të mëdha që të heqin dorë nga reklamat në Twitter për shkak të problemeve me moderimin e përmbajtjes./Reuters

Përgatiti: Nuhi Shala