
Elon Musk e ka gjetur Shefin e ri Ekzekutiv të Twitter
Elon Musk tha të enjten se ka gjetur një shef të ri ekzekutiv për Twitter, por nuk e përmendi personin, ndërsa Wall Street Journal raportoi se ekzekutivi i Comcast (CMCSA.O) NBCUniversal Linda Yaccarino ishte në bisedime për këtë detyrë.
Musk ka thënë përmes një postimi në Twitter se është “i ngazëllyer për njoftimin se e ka punësuar një Shef të të ri Ekzekutiv për X/Twitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh!”.
Musk ka thënë se do të kalojë në rolin e shefit të teknologjisë së platformës së mediave sociale brenda disa javëve të ardhshme.
Musk, i cili mori detyrën si Shef Ekzekutiv i Twitter kur përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë në tetor, tha në dhjetor se do të tërhiqej nga posti i Shefit Ekzekutiv sapo ta gjejë “dikë mjaft budalla për ta marrë vendin e punës”. Ai tha se më pas do ta udhëhiqte softuerin dhe ekipet e serverëve të Twitter./Reuters
Përgatiti: Nuhi Shala