Elon Musk do të largohet si pozita e Shefit Ekzekutiv të Twitter

Elon Musk ka thënë se do ta japë dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Twitter sapo ta gjejë dikë “mjaft budalla për ta marrë këtë detyrë”.

Miliarderi premtoi më herët se do t’i përmbahej rezultatit të një sondazhi në Twitter, ku 57.5% e përdoruesve i thanë “po” largimit të tij nga roli i Shefit Ekzekutiv.

Musk ka deklaruar se do të vazhdojë t’i udhëheqë ekipet e softuerit dhe serverit pasi të gjendet zëvendësimi i tij.

Ndryshimet në platformë që nga marrja e tij në pushtet janë kritikuar shumë.

Që kur Musk bleu Twitter-in në tetor të këtij viti, ai ka shkarkuar rreth gjysmën e stafit të saj dhe ka tentuar ta përdorë veçorinë e verifikimit me pagesë të Twitter-it përpara se ta vendosë në pauzë. Ky funksion u rilansua javën e kaluar.

Kjo është hera e parë që multimiliarderi i është përgjigjur sondazhit të nisur të dielën duke pyetur nëse ai duhet ta japë dorëheqjen. Gjetja e dikujt që të marrë përsipër platformën e mediave sociale mund të jetë një sfidë, sipas Musk. Disa njerëz spekulojnë se bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey gjithashtu mund të kthehet për ta udhwhequr kompaninë. Ai dha dorëheqjen si shef ekzekutiv në nëntor të vitit 2021.

“Askush nuk e dëshiron punën që mund ta mbajë Twitter-in gjallë”, shkroi Musk në Twitter pas sondazhit.

Emra të tjerë të përmendur si zëvendësues të mundshëm përfshijnë Sheryl Sandberg, ish-shefi operativ i Facebook-ut, Sriram Krishnan, inxhinier dhe i besuar i ngushtë i Musk dhe Jared Kushner, ish-këshilltar presidencial i SHBA-së dhe dhëndri i Donald Trump./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala