Edicioni i 10-të i DOKUTECH me fokus zhvillimin e Inteligjencës Artificiale dhe rolin e digjitalizimit

Edicioni vjetor i festivalit të DokuTech, i cili synon të bashkojë individë dhe talente të teknologjisë me krijues, drejtues dhe mendimtarë ndërkombëtarë të nivelit më të lartë të së ardhmes, këtë vit do të fokusohet në zhvillimin e AI dhe si së bashku mund të krijojmë të ardhmen tonë.

Më 27 dhe 28 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytetin e Kosovës, edicioni i DokuTech feston 10-vjetorin e krijimit të tij, ku do të mbajë një fjalim nga krijuesja e ChatGPT, Mira Murati.

Festivali i Teknologjisë, DOKUTECH, sjell edicionin  jubilar me temën “Bringing the Future Closer, Together”.

Artinë Muçiqi, bashkëpunëtore për program dhe komunikim në IPKO Foundation tha se ky edicion pritet të jetë ndër me edicionet më të veçanta që  kanë organizuar.

“Edicioni jubilar i DOKU.TECH gjatë datave 27 – 28 maj pritet të jetë një ndër edicionet më të veçanta që kemi organizuar. Në këtë edicion kemi folës ndërkombëtarë, si Pamela Mishkin nga OpenAI e cila sjellë jo vetëm fjalimin e saj rreth trendeve më të fundit të teknologjisë, por dhe puntorinë e cila do të angazhoj të rinjtë direkt me Inteligjencën Artificiale”-tha ajo.

Shefja e teknologjisë në kompaninë OpenAI, e cila zhvilloi programin tashmë të njohur ChatGPT, Mira Murati, përmes një videomesazhi ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në edicionin jubilar të konferencës së teknologjisë, DOKUTECH.

“Gjatë konferencës, Mira Murati do të mbajë fjalimin e saj online, në të cilin do të flasë për misionin dhe planet e ardhshme të OpenAi. Ndërkohë OpenAi do të përfaqësohet fizikisht në DOKU.TECH nga Pamela Mishkin, anëtare e Stafit Teknik në OpenAI”. shtoi Muçiqi.

Muçiqi tutje theksoi se DOKUTECH ka luajtur rol të madh në formësimin e së ardhmes së industrisë të teknologjisë në Kosovë.

“DOKUTECH ka zgjuar kuriozitet të madh, e sidomos duke marrë parasysh ndikimin që dukshëm po shihet tek të rinjtë ne Kosovë nga Inteligjenca Artificiale dhe krijimi i ChatGPT, e sidomos duke ditur që ChatGPT është punë e një shqiptare të talentuar, vetë Mira Murati”- shtoi tutje ajo.

Në agjendë janë të përfshira jo vetëm diskutime nga folës të shquar ndërkombëtarë, por dhe panele diskutimi, mundësi rrjetëzimi, e punëtori të ndryshme të cilat aftësojnë të rinjtë kosovarë në fushën e teknologjisë duke eksploruar implikimet e inteligjencës artificiale.

DOKUTECH është festivali vjetor i teknologjisë në Prishtinë, i cili bashkon folësit kryesorë më të shkëlqyer në botë, mendimtarët kritikë, pionierët e teknologjisë, novatorët dhe sipërmarrësit nga e gjithë bota për të eksploruar tendencat dhe zhvillimet më të fundit në teknologji, media dixhitale dhe sipërmarrje. .

I fokusuar në nevojat dhe interesat e kosovarëve nën 25 vjeç, Festivali ofron frymëzim, përvoja praktike dhe rrjetëzim për t’i ndihmuar ata të avancojnë në jetën dhe karrierën e tyre.

Edicionet e mëparshme janë fokusuar në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, sigurinë dhe mbikëqyrjen personale dixhitale, zhvillimin e përmbajtjes së hapur dhe tendencat e sipërmarrjes.

Për të parë programin e plotë të festivalit dhe pjesëmarrësit klinkoni këtu