Dëshironi më shumë privatësi në Viber? Ja disa opsione shtesë

Aplikacioni shumë popullor, Viber, ofron disa mjete shumë të dobishme për ta ruajtur privatësinë e përdoruesit, por disa prej tyre duhet të aktivizohen.

Viber është një aplikacion i dobishëm për korrespondencë dhe video telefonata dhe megjithëse siguron një nivel të privatësisë, ende fsheh disa nga specifikat më të dobishme thellë në brendinë e tij. Kjo është arsyeja pse këshillohet t’i kontrolloni cilësimet e privatësisë në menynë More> Settings> Privacy para se t’i përdorni. Në to do t’i gjeni specifikat për gjithçka, duke kufizuar numrin e kontakteve deri tek bisedat private.

Përcaktoni se kush mund t’ju ftojë në një bisedë në grup

Sipas Viberit, kjo specifikë e dobishme kërkon që ju t’i futni cilësimet dhe ju mund të zgjidhni nëse doni të lejoni thirrje për të gjithë ose vetëm për të ruajtur kontaktet. Për të aktivizuar funksionin, shkoni te Settings > Privacy > Control Who Can Add You To Groups dhe zgjidhni një nga opsionet.

Bllokoni ekranin e Viber ndërsa punoni në kompjuterin tuaj

Ndonjëherë më shumë njerëz kanë qasje në kompjuterin tuaj desktop, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndani Viberin tuaj me ta. Ndërkohë e përdorni Viber në desktop, mund të vendosni një fjalëkalim që zhbllokon ndërfaqen e aplikacionit. Mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me këtë mënyrë te More > Set a Viber-screen Lock.

Menaxhoni aktivitetin dhe lexoni statuset e mesazheve

Nuk doni që të tjerët të dinë që ju i lexoni mesazhet e tyre ose kur ishit për herë të fundit në aplikacion? Mund të modifikoni gjithçka përmes cilësimeve të sigurisë. Shkoni tek More> Settings> Privacy dhe çaktivizoni statusin ‘Online’ / ‘Seen’.

Përdorni biseda të fshehura

Disa biseda janë shumë private dhe kërkojnë një nivel të rritur sigurie – andaj në këtë rast përdorni biseda të fshehura të mbrojtura me PIN. Për t’u futur në këtë opsion, shkoni te More> Settings > Privacy > Hidden Chats.

Ruajtja e informacioneve private

Sipas faqes zyrtare, Viber asnjëherë nuk do të kërkojë informacion personal nga përdoruesit. Shumica e porosive të padëshiruara të dërguara nga hakerët dhe mashtrues bllokohen automatikisht, por fatkeqësisht, disa kalojnë gjithmonë. Disa prej tyre duket se janë dërguar nga Viber. Mesazhet zyrtare nga Viber kanë një simbol blu dhe vijnë në një formë të veçantë bisede, dhe Viber vetë nuk do t’ju kërkojë kurrë përmes porosive për gjëra të tilla sikurse  numri i kartës së kreditit apo kodi i vërtetimit.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala