Çfarë na thonë softuerët iOS 16 dhe Android 13 për të ardhmen e telefonave inteligjentë

Telefoni juaj iPhone ose Android është gati të gërshetohet edhe më fort në aspektet jodixhitale të jetës suaj.

Ky është një nga përfitimet kryesore nga iOS 16 dhe Android 13, përditësimet më të fundit të softuerit celular nga Apple dhe Google, që do të prezantohen më vonë gjatë këtij viti.

Të dy gjigantët e teknologjisë duan ta shndërrojnë telefonin tuaj në një kuletë elektronike për ruajtjen e identitetit tuaj ligjor, duke e ofruar telefonin tuaj më afër identitetit tuaj se kurrë më parë.

Kompanitë gjithashtu vazhdojnë ta përmirësojnë mënyrën se si telefonat komunikojnë me automjetet, pajisjet inteligjente të shtëpisë dhe pajisjet e tjera të përditshme.

Sikurse iOS 16 ashtu edhe Android 13 janë të mbushura me ndryshime dhe veçori të reja, disa prej të cilave janë më të rëndësishme se kuletat dixhitale dhe lidhjet më të shpejta (si mjeti i Kontrollit të Sigurisë së Apple për mbrojtjen e viktimave të abuzimit në familje dhe përditësimet e reja të privatësisë së Google).

Por mbivendosja midis dy sistemeve operative e vë në pah ndryshimin e rolit të telefonit në jetën tonë.

Bazuar në njoftimet e fundit të Apple dhe Google, ajo që po ndodh rreth telefonit tuaj do të jetë po aq e rëndësishme sa ajo që po ndodh në telefonin tuaj.

Sa më afër që telefonat tanë të jenë të lidhur me gjërat esenciale të përditshme si kuletat, kartat e kreditit, automjetet dhe pajisjet shtëpiake, aq më e vështirë do të jetë largimi prej tyre (ose kalimi midis iPhone dhe Android).

Koncepti nuk është i ri; industria ka ecur në këtë drejtim prej vitesh.

Por ndryshimet në iOS 16 dhe Android 13 sjellin përmirësime të rëndësishme në qasjet përkatëse të Apple dhe Google që ka të ngjarë t’i përshpejtojnë përpjekjet e tilla./Cnet