Çfarë duhet të bëni kur dikush futet në Facebook-un tuaj

Pse dikush do të ketë nevojë për llogarinë tuaj në Facebook?

Profilet shumë shpesh rrëmbehen për të përhapur malëare (virusë), tentativë për mashtrim apo edhe keqinformim, duke u siguruar hakerëve një burim të qëndrueshëm të ardhurash – për sa kohë që ata kanë akses.

Sa herë që hyni në Facebook duke përdorur pajisjen tuaj, aktiviteti juaj regjistrohet. Informacioni që jepni mund të përfshijë emrin e pajisjes, adresën IP ose vendndodhjen.

Ju madje mund të merrni një email kur sistemi njeh një hyrje të re ose përpjekje për hyrje.

Facebook është relativisht i suksesshëm në gjurmimin e pajisjeve që hyjnë në llogarinë e tyre, si dhe në rastet kur ata hyjnë. Do të merrni një kujtesë nga aplikacioni dhe një email për përpjekjet e reja të hyrjes me kusht që cilësimet e njoftimit të jenë aktive.

Ka disa mënyra të tjera që mund t’i shihni nëse dikush tjetër është përpjekur të hyjë në Facebook, gjë që ju merr vetëm disa minuta për të zbuluar nëse llogaria juaj është vërtet e siguruar.

Ja se si të shihni pajisjet e identifikuara në llogarinë tuaj:

  • Hyni në llogarinë tuaj në Facebook
  • Klikoni shigjetën poshtë në këndin e sipërm të djathtë të ekranit
  • Klikoni Cilësimet dhe privatësia: Cilësimet dhe privatësia> Cilësimet.
  • Në fund, klikoni mbi Siguria dhe Identifikohu.
  • Do të shihni seksionin “Ku jeni regjistruar”. Ai i tregon pajisjet e raportuara së fundi dhe vendndodhjet e tyre. Kur klikoni mbi Shiko më shumë (see more), do të shihni një listë të zgjeruar.

Rishikoni me kujdes çdo artikull dhe gjeni vendndodhjet ku nuk keni qenë. Klikoni në tri pikat pranë pajisjes dhe zgjidhni ‘Jo ti?’ (apo ju?) ose ‘Dalje’. Opsioni i parë do t’ju japë më shumë detaje rreth pajisjes dhe vendndodhjes, si dhe hapat për ta siguruar llogarinë tuaj. Të tjerët thjesht do ta kontrollojnë atë pajisje.

Nëse shihni pajisje ose vendndodhje që nuk i njihni, sigurohuni që t’i ndiqni udhëzimet për të siguruar llogarinë tuaj në Facbook, për t’i shkëputur pajisjet dhe për ta ndryshuar fjalëkalimin tuaj.

Një tjetër metodë e mirë për ta mbrojtur llogarinë tuaj është Facebook Protect, një veçori që gjendet në faqen e Sigurisë dhe Identifikimit. Facebook do t’ju çojë atje përmes cilësimeve të sigurisë dhe do të rekomandojë masa për të siguruar më tej llogarinë tuaj. Më pas aktivizoni hyrjen me dy hapa që të mund ta kontrolloni çdo hyrje. Së fundi, gjithmonë mund të bëni një listë të pajisjeve të autorizuara dhe ta hiqni çdo pajisje që e keni shitur, dhuruar ose thjesht nuk i përdorni më./Komando.