Autor: stLegat

Blerje masive: Microsoft e blen Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë

Sipas faqes amerikane për teknologji, The Verge, Microsoft e ka blerë Activision, botues i ‘Call of Duty’, ‘Warcraft’ dhe ‘Diablo’.

Marrëveshja prej 68.7 miliardë dollarësh është shumë më e lartë se sa marrëveshja prej 26 miliardë dollarësh të cilën Microsoft e ka bërë në vitin 2016 për ta blerë LinkedIn.

Ky është pa dyshim hapi më i madh i Microsoft-it në botën e lojrave – Microsoft u mburr se me këtë lëvizje do të bëhet kompania e tretë më e madhe e lojërave, ‘menjëherë pas Tencent dhe Sony’.

Një nga hapat që do të reflektojë tek konsumatorët përfshin shtimin e një numri titujsh Activision në shërbimin e abonimit Xbox Game Pass. Me blerjen e Activision, Microsoft do të marrë të drejtat për të lëshuar ëarcraft, Diablo, Overwatch, Call of Duty dhe Candy Crush.