‘BEBO’ - një platformë e re e rrjeteve sociale po i shtohet botës dixhitale

Edhe një platformë e rrjeteve sociale e quajtur ‘Bebo’, do të jetë pjesë e platformave tjera në botën digjitale. Rrjeti social Bebo ishte krijuar në vitin 2005, pra në kohën kur ishin krijuar edhe rrjetet tjera sociale të tilla sikurse Facebook dhe Twitter. 

‘Bebo’ – një akronim për “Blogo herët, Blogo shpesh” (Blog early, Blog often) – ishte dikur rrjeti më i popullarizuar në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe ishte po aq i popullarizuar edhe në Irlandë, Australi dhe Zelandën e Re. 

Mirëpo, për dallim prej rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter të cilat i kanë kapur majat e suksesit dhe po vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë akoma, rrjeti social Bebo e kishte arritur popullaritetin e saj në vitin 2008 me përafërsisht 40 milionë përdorues. Pas kësaj, gjërat ishin përkeqësuar.

Fillimisht Bebo i ishte shitur kompanisë AOL, pastaj Criterion Capital Partners e që në vitin 2013 kishte bërë kërkesë për bankrotim. 

Në atë kohë, themeluesit e Bebo, Michael and Xochi Birch, kishin vendosur ti dalin në ndihmë kësaj platforme. E kishin blere Bebo-n dhe kishin premtuar se do ta funksionalizojnë përsëri si një rrjet komplet të ri social. 

Siç është bërë e ditur nga Michael Birch, Bebo i ri do të jetë një rrjet social që do të përqendrohet në profilet e përdoruesve dhe ndërveprimin në kohë reale, në vend se të bëhet sikurse në  Facebook dhe Twitter, në “lajmet në mur” (News Feed).

“Ne e përshkruajmë këtë platformë si një rrjet social live (drejtpërdrejt) – kur jeni të kyçur në Bebo, ju e dini se cili nga miqtë tuaj është në internet. Kjo është koha e përkryer për një rrjet të ri social. Kovid 19 u ka hapur sytë e njerëzve dhe u ka treguar atyre se ka një mënyrë e ndryshme për të bërë gjërat. “Njerëzve u mungon kontakti i drejtpërdrejtë,” ka deklaruar Birch për rrjetin televiziv britanik, BBC.

Sipas Birch, i gjithë projekti është në të vërtetë një eksperiment i madh, porse ai shpreson që në të vërtetë do të inkurajojë njerëzit që të lidhen dhe komunikojnë vërtet ndërmjet vete. “Kombinimi i nostalgjisë dhe kuriozitetit do të tërheqë mjaft përdorues që  do të ndkojnë që Bebo të ringjallet sërish”, shton Birch.

Tani për tani, Bebo është në dispozicion vetëm për testuesit Beta dhe nuk dihet saktësisht se si do të duket, ose si do të financohet. Atë që pronarët e saj e premtojnë është se përdoruesit “e vjetër” nuk do të kenë mundësi të kenë qasje në llogaritë e tyre, por gjithashtu dihet se ish presidentit amerikan, Donald Trump, do t’i refuzohet qasja në këtë platformë qysh nga dita e parë.

Përgatiti- Nuhi Shala