Arrin Iphone 12 me ngjyrë vjollcë, do të jetë në dispozicion edhe në variantin Mini

Gjatë prezantimit pranveror të Spring Loaded, prodhuesi amerikan ka prezantuar një variant tjetër të iPhone 12 i cili, megjithëse nuk sjell ndonjë risi teknologjike – vjen në një ngjyrë të re vjollce.

Foto: Apple

Apple ka befasuar shumë duke lansuar një ngjyrë të re për iPhone 12 dhe iPhone 12 mini – ngjyrën vjollcë. Prodhuesi amerikan gjithashtu ka aplikuar përfundimin e ri në kompjuterët e ardhshëm iMac dhe po përpiqet ta shtyjë atë si një edicion special të smartphone-it tashmë të njohur.

Foto: Apple

Sipas The Verge, bëhet fjalë për një nuancë të butë vjollce – diçka si livando. I mungon pjesa e skuqur e ngjyrës që njihet për vjollcën, e cila është interesante, por është edhe e pritshme duke pasur parasysh që prodhuesit e smartphone-ve kanë konkurruar për vite me radhë me ide rreth ngjyrës ‘ideale’ ose ‘unike’ të modeleve të tyre të fundit.

Foto: Apple

Sido që të duket, emri zyrtar i ngjyrës së re është i thjeshtë – vjollcë.

Foto: Apple

IPhone 12 i me ngjyrë të purpurtë vjen me një sasi standard specifikash si një ekran me cilësi shumë të lartë, shpejtësi të lartë, mbështetje 5G dhe kamera shumë të mira.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala