Apple lanson tabletin iPad Pro, shumë më të shpejtë, me ekran më të ndritshëm dhe me opsion 5G

Kompania Apple ka lansuar një iPad Pro të azhurnuar me një procesor më të shpejtë, me lidhje 5G, ekranin e azhurnuar dhe kamerat e reja, duke ofruar një version më të fuqishëm të tabletës së saj më një çmim më të shtrenjtë i cili i dedikohet punëtorëve dhe studentëve që do të kthehen nëpër zyret dhe shkollat e tyre, bën të ditur Bloombergquint, një organizatë lajmesh mbi bizneset dhe teknologjinë.

Modelet e reja vijnë në të njëjtat madhësi të ekranit prej 11-inç dhe 12.9-inç si versioni i mëparshëm dhe ato duken gati identike me modelin iPad Pro të prezantuar në vitin 2018. Pajisjet e fundit përfshijnë procesorin M1 të kompanisë nga Mac që është shumë më i shpejt se çipi A12Z në iPad Pro të mëparshëm të lansuar rreth një vit më parë.

Ipad Pro i ri, Foto: Apple

IPad gjeneroi 8.4 miliardë dollarë të ardhura gjatë tremujorit kryesor të festave të Apple të vitit 2020, shumica që nga viti 2014. Shitjet u rritën sipas kërkesës nga njerëzit që punonin dhe studionin në shtëpi gjatë kohës së pandemisë. Gjigandi i teknologjisë garanton se këto azhurnime do ta ruajnë interesin në linjën e tabletave, e cila debutoi ditën e djeshme si pjesë e evenimentit të produktit të Apple.

IPad Pro i ri gjithashtu përfshin një ekran MiniLED, të dubluar nga Apple si Liquid Retina XDR Display, për të cilin kompania tha se do të mundësojë ngjyra më të ndritshme, më shumë detaje dhe raporte të përmirësuara të kontrastit. Ekrani i ri, megjithatë, është i disponueshëm vetëm në modelin më të çmuar dhe më të madh 12,9 inç. Apple gjithashtu do të ofrojë për herë të parë iPad me lidhje ëireless të gjeneratës së pestë, ose 5G, duke zgjeruar portofolin e saj 5G nga linja iPhone 12. Apple azhurnoi gjithashtu sistemin e kamerës së iPad Pro, me një kamerë të re ultra të gjerë 12 megapikselë në pjesën e përparme dhe një sensor të përmirësuar të dritës së ulët në pjesën e pasme.

Apple gjithashtu bëri të ditur për një Tastierë Magjike të azhurnuar që vjen në një ngjyrë të re të bardhë. IPad Pro i ri del në shitje më 30 prill. Modelet që janë suportive për  5G do të kushtojnë më shumë, dhe nivelet e magazinimit do të shkojnë deri në 2 terabajt për herë të parë. 

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala