Apple ka lajme të mira për përdoruesit e Iphonëve të vjetër

Apple është i njohur për mbështetjen e rregullt të softuerit për pajisjet e vjetra, siç dëshmohet nga lista e lëshuar së fundmi e iPhone të mbështetur, përfshirë iPhone 6S, i cili u lansua në vitin 2015.

Në muajin shtator IPhone 6S feston ditëlindjen e tij të gjashtë. Nëse ende jeni në posedim të këtij oldtimer-i midis telefonave inteligjentë, Apple ka një lajm të mirë për ju – smartphone-i juaj do të marrë versionin më të fundit të iOS. IPhone 6S, 6S Plus dhe gjenerata e parë iPhone SE do të jenë pajisjet më të vjetra që do ta marrin këtë azhurnim të sistemit operativ.

Burimi: tportal.hr 

Tashmë janë bërë gjashtë vjet, jo edhe aq pak kohë, për këta telefona inteligjentë, duke e bërë iPhone 6S një nga telefonët inteligjentë më të mbështetur në botë. IPhone 5S ishte 5 vjeç kur mori azhurnimin e fundit të softuerit – iOS 12. Sa i përket sistemit Android, Samsung kohët e fundit vendosi ta rrisë jetëgjatësinë e mbështetjes, duke ofruar katër vjet përmirësime të sigurisë për një pjesë të caktuar të ofertës së saj. Për krahasim, gjashtë vjet azhurnime të iOS e bëjnë iPhone 6S një kategori krejtësisht të ndryshme të pajisjeve

Shenja lodhjeje

Sipas faqes amerikane mbi teknologjinë, The Verge, 6S dhe procesori i tij A9 Bionic nuk do ta mbështesin një numër karakteristikash të reja si Visual Lookup (i cili është, në fakt, versioni i Apple i Google Lens), foto të drejtpërdrejta, modaliteti i portretit në FaceTime dhe mundësi shtesë në Maps. Për të gjitha sa më sipër, hardueri minimal përfshin A12 Bionic që kemi hasur në iPhone XS dhe XR.

Po ashtu duhet cekur se programi i ri ka të ngjarë ti ngadalësojë pajisjet e vjetra, megjithëse raportet nga Ars Technica dhe Macëorld pretendojnë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Problemi më i madh me të cilin do të përballen përdoruesit e iPhone 6S është operacioni i shkurtuar midis dy karikimeve të baterisë. Karakteristikat si ëidget gjithashtu zënë shumë më shumë hapësirë ​​në ekranin 4.7 inç.

Burimi: tportal.hr 

Risitë e dobishme

Pronarët e iPhone 6S do të vazhdojnë të pranojnë specifika të tilla si njoftimet e unifikuara dhe mënyrat e reja të Fokusit, ndarjen e muzikës në FaceTime dhe specifika shtesë të privatësisë. Ekziston gjithashtu përfitimi i azhurnimeve të rregullta të sigurisë që vijnë së bashku me versionin më të fundit të sistemit.

E gjithë kjo, sipas Verge, kontribuon në jetëgjatësinë e një prej telefonave inteligjentë me mbështetjen më të gjatë në treg.

 

Përkthimi: Nuhi Shala