
Apple investon 1 miliard dollar në një qendër për prodhimin e çipave në Mynih të Gjermanisë
Prodhuesi amerikan i kompjuterave Apple njoftoi të enjten se do të investojë një tjetër miliard euro në dizajnimin e çipave në qendrën e tij më të madhe evropiane të çipave në Mynih.
Me këtë, gjigandi amerikan i teknologjisë e dyfishon investimin fillestar në qendrën më të madhe evropiane të zhvillimit të çipave të Apple, të cilën e premtoi në vitin 2021, në dy miliardë dollarë.
Zhvilluesit e Apple në qendrën e dizajnit të çipave në Mynih po zhvillojnë, ndër të tjera, teknologjinë Wireless të gjeneratës së pestë (5G) dhe zgjidhjet e kursimit të energjisë për çipat.
Kompania amerikane shpreson të bëhet e pavarur nga furnizuesit e çipave, si Qualcomm, nga i cili deri më tani kanë blerë çipa për gjeneratën e pestë të komunikimeve celulare (5G) për prodhimin e telefonave inteligjentë iPhone.
Zgjerimi i qendrës do t’u mundësojë më shumë se 2,000 inxhinierëve në Bavari, të cilët punojnë në dizajnin e çipit tonë, menaxhimin e energjisë dhe teknologjitë e reja Wireless, të punojnë së bashku edhe më ngushtë, ka deklaruar shefi i harduerit të Apple, Johny Srouji.
Ministri bavarez i Shkencës Markus Blume e përshëndeti rritjen e investimit të Apple, duke thënë se ky investim sinjalizon “besim të jashtëzakonshëm” në Bavari dhe kapacitetin e saj shkencor dhe kërkimor./Dnevnik.hr
Përgatiti: Nuhi Shala