Aplikacioni Signal, një hap më tutje

‘Signal’, alternativa e njohur ndaj WhatsApp e ka zgjeruar sistemin e saj të brendshëm të pagesave dhe u siguron përdoruesve mundësinë e shkëmbimit të kriptovalutave, megjithëse zgjedhja e këtyre monedhave është disi e kufizuar.

Signal e ka bërë të ditur zyrtarisht të martën testimin e një sistemi të ri pagese P2P të cilin e ka integruar në versionin beta të aplikacioneve të tij, raporton uebfaqja amerikanembi teknologjinë, The Verge

‘Signal Payments’ janë një veçori e re që aktualisht suporton të paktën një protokoll: portofolin MobileCoin dhe kriptovalutën e saj shoqëruese, MOB.

Në fakt, MobileCoin, është e lidhur ngushtë me Moxie Marlinspike, bashkëthemeluesen e Signal. Moxie Marlinspike gjithashtu ka kryer detyra këshilldhënëse dhe dhe e ka këshilluar këtë kompani gjatë raundit të fundit të financimit, i cili u njoftua muajin e kaluar.

Protokolli i parë i pagesës që do ta shtojmë do ta suportojë rrjetin diskret të pagesave MobilCoin i cili ka valutën e vet MOB, ’shkruan Jun Harada, shefi i zhvillimit dhe komunikimit. ‘Sikurse më parë, qëllimi ynë është të vendosim të dhënat në duart tuaja – dizajni i MobileCoin do të thotë që Signal nuk ka qasje në shumën që keni në dispozicion ose në transaksionet tuaja. Ne po prezantojmë gjithashtu mundësinë e transferimit të kriptov në rast sealutës vendosni për një aplikacion ose shërbim tjetër’.

Aplikacioni Signal pretendon se kushdo që është i interesuar në shërbimin e MOB mund të ketë qasje në të vetëm nëse jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Ky shërbim është gjithashtu në fazën e testimit, që do të thotë se mund të arrihet vetëm përmes versionit beta të aplikacionit.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala