Android 12 sjell risi rreth Wi-Fi-së

Versioni beta i Android 12 prezantohet me disa risi interesante, përfshirë edhe një lehtësim me disa rrjete të ndryshme Wi-Fi, si dhe depërtimin më të mirë të sensorëve aktivë.

Google ka njoftuar lansimin e beta-s së dytë të Android 12, i cili aktualisht është i disponueshëm vetëm në pajisjet Pixel. Versioni i fundit i sistemit operativ sjell disa veçori të njoftuara gjatë Google I/O që nuk mbërritën gjatë beta-s së parë dhe që përfshijnë një mënyrë të re të rregullimit të lidhjes në Internet.

Në cilësimet e shpejta, Android ka një buton ‘internet’ që zëvendëson butonin Wi-Fi dhe i cili i jep përdoruesit mundësinë për të kaluar në mesin e rrjeteve Wi-Fi.

Burimi: Screenshot / Autori: Google

Google e arsyetoi këtë risi me idenë e lejimit të përdoruesve për tu ‘ndërruar ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe për ta adresuar në mënyrë më efektive çështjet e konektimit. Kompania gjithashtu përmendi që ne duhet tiu tregojmë atyre se si na pëlqen tipari i ri’, që do të thotë se ata nuk janë ende të sigurt për zgjidhjen që duhet bërë. Sipas faqes amerikane mbi teknologjinë, The Verge, Google është shumë i prirur për të shtuar dhe fshirë veçori nga versionet beta të sistemeve të tyre.

Android 12 gjithashtu prezanton përkujtues për kujtesën e lexuar – një njoftim që njofton përdoruesin nëse një aplikacion i veçantë dëshiron ta lexojë ‘kujtesën tuaj’.

Android gjithashtu mund ta lexojë imazhin tuaj të sfondit nga versioni i ri beta dhe ta përdorë atë për të zgjedhur skemën e ngjyrave të sistemit (me mundësinë e rregullimit manual).

Më në fund, ekziston aftësia për ta kontrolluar privatësinë në Android i cili, i ngjashëm me Apple, do ta ofrojë një listë të gjërave të cilat përpiqet ti mbledhë aplikacioni. Ekziston gjithashtu një njoftim vizual i mikrofonit dhe kamerës së sensorëve aktivë, si dhe mundësia e fikjes së tyre.

Sipas Verge, Android do të lansohet në treg vjeshtën e këtij viti me zhvillimin e paralajmëruar të Android 12. Përdoruesit e Pixel mund të presin edhe disa versione beta para lansimit përfundimtar, ndërsa pjesa tjetër e bazës së përdoruesve do të kenë qasje në sistemin operativ vetëm kur Google vendos ta lansojë versionin përfundimtar.

Burimi: Screenshot / Autori: Google

 

Përkthimi: Nuhi Shala