Ilustrim

Amazon vërshohet me libra të shkruar nga inteligjenca artificiale, IA

Së fundmi në rrjetet sociale është diskutuar për një baba që i ka dhuruar fëmijës së tij një libër me figura të cilin e ka bërë vetë. Ndërkohë që disa e përgëzuan babain në fjalë për një ide të tillë, shumë e kritikuan sepse ai ia besoi të gjithë procesin – si shkrimin ashtu edhe animacionin – Inteligjencën Artificiale, IA, të cilën mund ta konsiderojmë një lloj dehumanizimi të procesit krijues.

Por ky është vetëm një nga rastet e shumta në të cilat Inteligjenca Artificiale përdoret për të shkruar libra dhe duket se në të ardhmen mund të presim një nxitim të vërtetë të përmbajtjeve të tilla të nënshkruara nga IA, pra libra në të cilët inteligjenca artificiale ka ndihmuar për të shkruar.

Gjegjësisht, deri më tani këtë muaj më shumë se 200 libra elektronikë të shkruar nga IA, ose për të cilët ChatGPT figuron si autor, janë publikuar vetëm në Kindle Store, disa prej të cilëve shiten me një çmim prej vetëm një dollari. Numri real i librave të tillë është, natyrisht, shumë më i lartë, sepse shumë prej tyre e kanë përdorur inteligjencën artificiale për të shkruar libra të tërë ose për të ndihmuar me shkrimin pa e kuptuar.

Kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi, këta libra do ta vërshojnë tregun dhe shumë autorë do ta humbasin punën e tyre, komentoi Drejtoresha Ekzekutive e Guild-it të Autorëve, Mary Rasenberg. Ajo beson se duhet të ketë transparencë nga ana e autorit si dhe platforma se si janë shkruar këta libra, sepse në të kundërt do të kemi një grumbull librash jocilësor.

Procesi i publikimit të librave të tillë është mjaft i thjeshtë falë platformës Kindle Direct Publishing të Amazon, dhe për ata që nuk e kanë të qartë procesin, ka shumë video të disponueshme në TikTok dhe YouTube me përshkrime se si të publikohet lehtësisht një libër. Inteligjenca artificiale përdoret për të shkruar një sërë përmbajtjesh – nga librat me figura për fëmijë e deri tek librat që nuk janë saktësisht për më të vegjlit, si p.sh. Galactic Pimp, komploti i të cilit përfshin, ndër të tjera, një bordello ndëryjore.

Gazetarët dërguan një pyetje në Amazon në lidhje me librat e shkruar nga IA dhe kompania u përgjigj se ata i përmbahen pronës intelektuale dhe i respektojnë të gjitha ligjet./Futurism

Përgatiti: Nuhi Shala