Aksionarët e Twitter emiratojnë marrëveshjen me Musk prej 44 miliardë dollarësh

Aksionarët e Twitter janë votuar për ta miratuar një marrëveshje me miliarderin Elon Musk për ta blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë, raporton BBC.

Vendimi u mor në një konferencë të shkurtër me investitorët nga selia e kompanisë në San Francisko.

Kjo do të thotë se Twitter tani do të përpiqet ta detyrojë Elon Musk të blejë kompaninë nëpërmes gjykatës.

Takimi e pasoi dëshminë e ish-shefit të sigurimit të Twitter, Peiter Zatko, përpara Senatit të SHBA.

Në prill, Twitter ra dakord t’ia shesë kompaninë personit më të pasur në botë, Elon Musk.

Megjithatë, marrëveshja nuk u realizua pasi Musk pretendoi se ishte mashtruar nga Tëitter në lidhje me numrin e llogarive të rreme në këtë platformë.

Në muajin maj Musk deklaroi se tani e tutje nuk dëshiron ta bleje Twitter-in mirëpo  Twitter thotë se Musk nuk mund të tërhiqet nga marrëveshja.

Platforma e mediave sociale Twitter thotë se më pak se 5% e përdoruesve të saj aktivë të përditshëm me fitim parash (ata që janë në gjendje t’i shikojnë reklamat) janë robotë. Musk argumenton se mund të jetë shumë herë më i lartë.

Tëitter aktualisht vlerësohet në 32 miliardë dollarë, dukshëm më pak se oferta  prej 44 miliardë dollarësh e ofruar nga Musk.

Votimi i sotëm mund të ketë shënuar fundin e ndjekjes ligjore të Twitter-it, por aksionerët tani i kanë dhënë kompanisë dritën jeshile për ta ndjekur Musk në gjykatë.

Të dy do të takohen përpara një gjykate shtetërore të Delaware në muajin tetor. Gjatë seancës, një gjyqtar do të vendosë nëse Musk duhet ta blejë apo jo kompaninë./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala