Adoleshentët po largohen masivisht nga Facebook - pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në YouTube

Ndërkohë që shtatë vjet më parë 71 për qind e adoleshentëve në SHBA e përdornin Facebook, sot ky numër ka rënë në vetëm 32 për qind.

Dihet se Facebook ka probleme të mëdha me adoleshentët që kanë filluar të largohen prej kohësh nga kjo platformë dhe i kanë kaluar aktivitetet e tyre në TikTok, Snapchat dhe Instagram, por vetëm një studim i fundit tregoi se sa pak të rinj e përdorin rrjetin e Zuckerberg. Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Peë të kryer në SHBA, por rezultatet e të cilit ndoshta mund të aplikohen në tregje të tjera, vetëm 32 për qind e të rinjve midis moshës 13 dhe 17 vjeç e përdorin Facebook-un.

Për krahasim, rezultatet e të njëjtit sondazh të kryer në vitin 2015 treguan se atëherë 71 për qind e adoleshentëve e përdornin Facebook-un. Por me kalimin e viteve, Facebook u bë gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e përdoruesve të moshuar dhe shumë të rinj nuk donin më të përdornin të njëjtin rrjet ku prindërit, hallat, xhaxhallarët dhe gjyshërit e tyre janë të njohur dhe shpesh jashtëzakonisht aktivë. Thjesht nuk ishte më mirë, kështu që ata vendosen ta braktisin rrejtin social Facebook.

Facebook u përpoq të afronte rrjetin e tij me të rinjtë me disa opsione, veçanërisht me prezantimin e videove të shkurtra të modeluara sipas TikTok-ut, por duket se kompania e ka humbur në mënyrë të pakthyeshme betejën për të rinjtë.

Ndërkohë që Facebook është anashkaluar kryesisht, një tjetër platformë është më e popullarizuara në mesin e të rinjve – YouTube. Rreth 95 për qind e të anketuarve e përdorin këtë videoshërbim, ndërsa 19 për qind e tyre janë në YouTube “pothuajse vazhdimisht”. Platforma e dytë më e popullarizuar në mesin e të rinjve është, jo e vështirë për t’u marrë me mend, TikTok-u, i cili përdoret nga 67 përqind e adoleshentëve, nga të cilët 16 përqind e tyre shikojnë video dhe lajme në të pothuajse vazhdimisht. Instagrami është në vendin e tretë (62 për qind e të rinjve e përdorin atë dhe 10 për qind e tyre e përdorin pothuajse vazhdimisht), ndërsa Snapchat është në vendin e katërt me 59 për qind. Kjo pasohet nga Twitch (20 përqind), WhatsApp (17 përqind), Reddit (14 përqind), Twitter (10 përqind) dhe Tumblr (9 përqind).

Më shumë se një e treta e adoleshentëve të anketuar pranuan në këtë hulumtim se kalojnë shumë kohë në rrjetet sociale, ku 54 për qind e tyre pranuan se do ta kishin të vështirë të hiqnin dorë nga rrjetet sociale./Tech Spot

Përgatiti: Nuhi Shala