A ju bezdisin mesazhet hyrëse në Gmail? Ja si mund t’i fshehni ato për një ditë më të mirë

Gmail ofron mundësinë që t’i fshihni porositë e marra dhe e bën këtë duke përdorur një menu shumë të thjeshtë.

Sipas tportal.hr, largimi i e-mailave përmes komandës ‘snooze’, përdoret për t’i larguar ato nga inbox-i derisa të mos keni nevojë për to më tutje. E-maili juaj do të kthehet në krye të inbox-it tuaj në momentin që e dëshironi, qoftë dita e dytë, java e dytë, ose kur të shkoni në shtëpi. Të gjitha porositë e vonuara mund t’i gjeni në seksionin ‘Delayed’.

Si ta bëni ‘Delay’ (ta shtyni për ma vonë) një e-mail në kompjuter?

Futeni në Gmail në kompjuterin tuaj dhe zgjidhni ‘Snooze’ në anën e djathtë të mesazhit. Pastaj kompjuteri do t’ju kërkojë një datë dhe kohë të mëvonshme për të marrë porosinë, zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë dhe kjo është e gjitha. Nëse dëshironi të shtyni shumë e-maila në të njëjtën kohë, zgjidhni ato dhe klikoni ‘Delay’ në fillim.

Si ta bëni ‘Delay’ një porosi në Android dhe iPhone?

Futeni në aplikacionin Gmail në Android ose iPhone, hapni porosinë dhe klikoni i tri pikat në këndin e sipërm të djathtë dhe zgjidhni ‘Snooze’. Për të zgjedhur më shumë porosi, atëherë klikoni Porosi, dhe klikoni tri pika dhe pastaj zgjidhni ‘Snooze’. Mund ta ndizni komandën duke rrëshqitur majtas ose djathtas mbi porositë në listën e porosive.

Si ta kërkoni një ‘Delayed’ porosi (të vonuar)?

Të gjitha porositë janë të etiketuara me shenjën ‘Delayed’ apo janë ‘Snoozed’ të vendosura anën e majtë të ekranit. Nëse dëshironi të kërkoni për një porosi specifike, mund ta bëni duke përdorur shiritin e kërkimit (search bar), ku mund të klikoni mbi temën e porosisë ose të kërkoni duke përdorur etiketën in: snoozed.

Përktheu: Nuhi Shala