A do të na i bëjë detyrat e shtëpisë Inteligjenca Artificiale

Nëse suksesi i teknologjisë së re mund të matet me shpejtësinë e ngritjes, atëherë asessi nuk mund të mohohet ndikimi epokal i ChatGPT. Brenda pesë ditëve nga lansimi i tij në fund të nëntorit, Chatbot-i i Inteligjencës Artificiale, IA,, i cili mund të japë përgjigje të qarta dhe të detajuara për pyetjet njerëzore, po përdorej nga një milion njerëz. Aktualisht përdoret nga 100 milionë, me një listë pritjeje në rritje të atyre që kërkojnë një shans për ta provuar. Madje edhe Google i fuqishëm ka lëshuar një “Code Red”, duke kuptuar se një makinë që mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje pa pasur nevojë t’ju dërgojë në disa faqe interneti jo të besueshme, mund të përbëjë një kërcënim për modelin e saj të biznesit të motorit të kërkimit.

Bill Gates ka thënë se ChatGPT është ekuivalent me kompjuterin e parë. Të tjerë kanë pohuar se është e ngjashme me agimin e internetit. Ndoshta krahasimi më madhështor nga të gjithë vjen nga Larry Summers, ish-sekretari amerikan i thesarit, i cili beson se ardhja e ChatGPT dhe inteligjencës artificiale të konsumatorit është e krahasueshme me shfrytëzimin e energjisë elektrike në shekullin e 19-të. Ose ndoshta edhe tek ‘zbulimi’ njerëzor i zjarrit para rreth 1.000.000 vitesh p.e.s.

Është, me fjalë të tjera, një teknologji inovative që premton të sjellë një situatë më të mirë tek njerëzit më të përulur një kompetencë të menjëhershme, të pashembullt, veçanërisht në të kuptuarit dhe përdorimin e gjuhës. Kjo është, pa dyshim, arsyeja pse kjo IA e re po shkakton një alarm të tillë në shkolla, kolegje dhe universitete: vendet ku, deri më tani, njerëzve u është dashur të shkojnë për të mësuar me zell se si të përdorin gjuhët – gjuhët amtare, gjuhët e huaja, gjuhët zyrtare, gjuhët e matematikës dhe shkencës.

Tani që kemi robotë që duket se e bëjnë të pakuptimtë pjesën më të madhe të arsimit tradicional, pse duhet duruar procesin e ngadaltë të të mësuarit të ndonjë gjëje kur një kompjuter/telefon në xhepin tuaj do t’i bëjë të gjitha për ju? Dhe, do t’i bëjë më shpejt e më mirë.

Këta robotë vetëm do të përmirësohen. Për momentin duken të jenë delikat. ChatGPT është i njohur për “halucinacione” – për të krijuar fakte të rreme dhe referenca të rreme – kur pengohet nga një pyetje. Konkurrenti i ChatGPT që vjen nga Google, Bard, bëri një gabim faktik të vështirë ditën kur u lansua. Por këto janë probleme vogla në një makinë që së shpejti do t’i tregojë dhëmbët e tij. Me kalimin e kohës, robotët do të bëhen të përsosur. Ata nuk do të dështojnë. Dhe pseatëherë çdo student duhet të rrezikojë më pas dështimin njerëzor kur roboti premton 100 për qind sukses?

Tundimi për panik nihilist në qarqet arsimore është i kuptueshëm. Megjithatë, për mendimin tim, zymtësia po teprohet. Po, epoka e detyrave tradicionale të shtëpisë po i vjen fundi – kur çdo student mund të shkojë në shtëpi dhe të klikojë rastësisht mbi një buton dhe të kërkojë dhe të marrë një ese të klasës A mbi origjinën e Luftës së Koresë ose kromodinamikën kuantike, nuk ka kuptim të vendosim ese ashtu siç i kuptojmë ne. As edukatorët nuk duhet të mbështeten në “stenografi” – d.m.th. përdorimi i IA për t’i zbuluar përgjigjet e krijuara nga IA. Kjo është një garë armësh krejtësisht e kotë. Teknologjia ekziston dhe nuk ka kthim prapa.

E njëjta ndjenjë e pakuptimësisë lidhet me shumë zgjidhje të tjera të propozuara për enigmën e edukimit të IA. A do të kthehemi vërtet në epokën e provimeve me gojë, ashtu sikur Platoni pyeste lirikisht studentët e tij në kopshtet e Athinës së lashtë? Ajo që funksionoi në Atikë, mes disa qindra grekëve të klasës së lartë, nuk arrihet aq lehtë kur ke dhjetëra miliona studentë që shpresojnë të diplomohen çdo vit. Nuk kemi mjaft ullishte. Po kështu, ideja se duhet t’i kthehemi provimeve me shkrim dore, të vëzhguara me kujdes për t’u siguruar që askush nuk po mashtron me një ChatGPT nën mëngë, duket po aq jopraktike dhe akoma më e pakuptimtë; si të kërkosh në vitet 1900 që studentët të shkruajnë me një pendë boje dhe jo me stilolapsa boje.

Cila është atëherë përgjigjja? A ka ndonjë vend ku të shkojmë drejt një vizioni më shpresëdhënës të AI dhe arsimit? Ndoshta duhet ta shikojmë një titan tjetër të industrisë së teknologjisë për një perspektivë më të ndritur: Elon Musk – një nga bashkëthemeluesit e OpenAI, kompania që e ndërtoi ChatGPT – i cili ka thënë për inteligjencën artificiale: ‘Më mirë të jem optimist dhe i gabuar sesa pesimist dhe i drejtë.” Sipas Musk, tani e tutje ne duhet t’i shohim njerëzit si kiborgë: si kombinime të njeriut dhe makinës. Në të vërtetë, ai mendon se ne jemi tashmë kiborgë (gjysëmnjeri dhe gysmë makinë); ne thjesht nuk e kuptojmë atë.

Siç e thotë ai, ndoshta 85 për qind e qenieve njerëzore kanë në dispozicion në skajet e krahëve të tyre – pothuajse si një zgjatim i duarve të tyre fizike – një telefon të mençur, i cili u ofron atyre qasje të menjëhershëm në njohuritë, lajmet dhe opinionet e botës. Gjithçka që po bëjnë robotët më të fundit të IA është ta bëjnë këtë njohuri universale edhe më të lehtë për t’u qasur, dhe duke i mundësuar përdoruesit ta kthejë informacionin në gjuhë natyrale.

Meqenëse nuk ka asnjë mënyrë për ta ndalur këtë (a do t’i ndalojmë me të vërtetë telefonat inteligjentë?), objektivi duhet të jetë përshtatja e arsimit për t’u përshtatur me aftësitë e reja të studentit dhe potencialin jashtëzakonisht të zgjeruar të të gjithëve.

Mendoni për atë potencial. Mësuesit do të jenë në gjendje t’i planifikojnë mësimet dhe t’i shënojnë detyrat e shtëpisë pothuajse menjëherë. Tashmë mund të kërkoni nga ChatGPT t’i bashkojë listat e leximit dhe kapitujt e saktë në një faqe të vetme. Testet dhe provimet do të skanohen dhe shënohen lehtësisht në minuta dhe jo në orë – diçka që duhet t’i lirojë mësuesit të eksplorojnë forma më krijuese të mësimdhënies: gjetja e shembujve në literaturë për të informuar një mësim historie, për shembull. Kjo ka qenë gjithmonë çudia e zhvillimit teknologjik – largimit i punës sës mundimshme dhe përsëritjes nga ekzistenca njerëzore për të na lejuar të bëjmë më shumë.

Mirëpo, mendoni njëkohësisht se çfarë mund të IA thotë për vetë studentët. Po, ata mund ta pyesin IA se çfarë e shkaktoi pushtimin Norman, por në mënyrë të pashmangshme diçka do të mbetet jashtë. Këtu do të hyjë mësimdhënia e mirë. Studentët mund ta eksplorojnë atë që nuk është thënë. Ata mund të mendojnë për ngjarjet dhe shkaqet e tyre dhe ta vënë në dyshim vërtetësinë e një shpjegimi të thjeshtë. Në këtë mënyrë, IA mund të ndihmojë në mësimin e kompleksitetit të fëmijëve. Kur faktet bazë janë të dhëna – dhe mund të përcillen kaq shpejt – mundësia për studim më të thelluar bëhet më e lehtë.

Mendoni për IA dhe edukimin si ky. Deri më tani, studentët janë testuar për atletizmin e tyre mendor. Disa mund të mendojnë shpejt dhe saktë, ndërsa të tjerët janë më pak të shkathët. Kjo tani po ndryshon. Që tani e tutje studentët do të mendojnë sikurse ekuivalenti studiues i vrapuesve të klasit botëror. Të gjithë ata do të jenë në gjendje të vrapojnë me të njëjtën shpejtësi si një Usain Bolt: të mendojnë aq shpejt sa – dhe më pas shumë më shpejt se – edhe studenti më i paasistuar dhe më inteligjent i sotshëm.

Hedhjani një sy matematikës, e cila për fat të mirë i mbijetoi shpikjes së makinës llogaritëse. Aritmetika mendore, aftësia për t’i bërë tabelat ose ndarja e gjatë në kokën tuaj, nuk është më elementi operativ i mësimdhënies. Në vend të kësaj, është kompleksiteti, i ndihmuar nga të menduarit makinerik. Kjo ndihmë është ajo që ka ka dhënë mundësi për zgjidhje edhe më djallëzore të problemeve matematikore, e cila nga ana tjetër ka sjellë progres në botën reale siç janë programimi dhe kodimi kompjuterik. Jemi në kulm të një zhvillimi të ngjashëm në fjalën e shkruar. Duhet të bëheni gati për një gjenratë të rehistorianësh, filozofësh dhe shkrimtarësh kiborg./The Spectator

Përgatiti: Nuhi Shala