A do të mund të rezistonit pa përdorur pajisje teknologjike për 24 orë?

Është e vështirë të imagjinohet jeta pa celularë sot. Jeta e secilit prej nesh është i varur shumë prej pajisjeve dixhitale. 

Mirëpo, a keni menduar ndonjëherë se si do të dukej jeta jonë nëse nuk do të përdornim asnjë pajisje dixhitale për një periudhë 24 orëshe?

Si do t’ia dilnim 24 orë pa telefon apo tablet?

Përmes një sfide që quhet “Digital Detox Challenge”, një ekip ekspertësh nga kompania Reviews.org, është e gatshme t`i paguajë kandidatët potencialë nëse vendosin të rrinë pa përdorimin e pajisjeve teknologjike për 24 orë duke i paguar ata me një shumë prej 2,400 dollarësh.

Të interesuarit që aplikojnë do të vendosen një vend të caktuar, e ngjashme me një kasafortë ku do të jenë në gjendje ta lënë të gjithë teknologjinë e tyre për 24 orë, të zgjedhin ditën që i përshtatet më shumë gjatë javës, në mënyrë që të fillojnë sfidën e tyre.

Përdorimi i pajisjeve teknologjike të cilat nuk lejohen të jenë pjesë e kësaj sfide përfshin telefona, tableta, orë inteligjente, TV, kompjuterë, laptopë ose ndonjë pajisje tjetër inteligjente në shtëpi.

Në fund të sfidës, pjesëmarrësit do t`i bashkëngjisin raportet e tyre të “kohës së ekranit” (screen time) nga telefoni për të dëshmuar se nuk i kanë përdorur ato brenda një dite.

Këto sfida tani janë aktuale në Amerikë dhe Australi dhe mund të ndiqen nga kushdo mbi moshën 18 vjeç si dhe nga të gjitha ata të cilët tashmë ndihen të lodhur nga puna, duke shfletuar internet pandërprerë, duke shikuar seriale televizive pafundësisht, ose duke luajtur video lojëra në vazhdimësi.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala