Ilustrim

A do të mbeten evropianët pa Facebook dhe Instagram për shkak të vendimit të rregullatorit evropian?

Rregullatori i privatësisë së të dhënave në Irlandë ka ndërmarrë një hap të ri në një vendim që mund të shkaktojë dhimbje koke për Meta-n dhe ta detyrojë atë ta ndryshojë mënyrën se si funksionon. Të paktën në Evropë.

Përkatësisht, Rregullatori Irlandez i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) nxori një dispozitë të përkohshme në vitin 2020 që i bllokon mekanizmat që i përdor Meta për t’i transferuar të dhënat e përdoruesve evropianë në SHBA. Vendimi u mor pas hetimit të nisur nga zbulimi i Edëard Snoëden se të dhënat e vendosura në serverët e kompanive amerikane ishin lehtësisht të qasshme për shërbimet e inteligjencës amerikane. Gjithashtu, vendimi është marrë pasi gjykata e lartë evropiane ka bërë një marrëveshje që mundëson një praktikë të tillë, të ashtuquajturat “Safe Harbour”, i ka shpallur të pavlefshme.

Pas asaj pengese fillestare, BE dhe SHBA u përpoqën të arrinin një marrëveshje që do të pasonte “Safe Harbour”, por negociatat ngecën dhe shkëmbimi i të dhënave u pezullua. Vendimi i DPC mund ta bllokojë plotësisht shkëmbimin e të dhënave midis BE-së dhe SHBA-së, ta parandalojë përdorimin e Facebook dhe Instagram nga përdoruesit në Evropë dhe ta detyrojë Meta-n (si dhe shumë kompani të tjera që përdorin serverë amerikanë) t’i ruajë këto të dhëna në serverët në Evropë në të ardhmen. Interesant është fakti se përdoruesit e WhatsApp, një aplikacion që është gjithashtu në pronësi të Meta-s, nuk duhet ta ndiejnë këtë bllokim pasi siç sqarohet nga DPC, këto të dhëna përpunohen ndryshe.

Në të njëjtën kohë, DPC e vazhdoi hetimin e saj dhe informoi rregullatorët e tjerë evropianë për vendimin e saj këtë javë. Zyrtarët evropianë në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave kanë tani një muaj kohë për ta konfirmuar ose refuzuar vendimin e DPC-së. Nëse e konfirmojnë, qytetarët e BE-së mund të mbeten pa Facebook dhe Instagram siç i njohin, por edhe pa shërbime të tjera të shumta në mes të verës.

Problemi është se vendimi nuk vlen vetëm për Meta-n, por edhe për shumë kompani të tjera evropiane që i ruajnë të dhënat e tyre, si dhe të dhënat e përdoruesve të tyre europianë, në serverë në SHBA./ Business Insider

Përgatiti: Nuhi Shala