A do të japë dorëheqje Elon Musk nga pozita e Shefit Ekzekutiv të Twitter-it?

Deri së fundmi, njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka dëshmuar të jetë një Shef Ekzekutiv i kontestuar i Twitter-it që kur e bleu kompaninë në fjalë për 44 miliardë dollarë.

Dhe të dielën ai bëri një sondazh në platformë duke u kërkuar përdoruesve të votojnë nëse ai duhet të tërhiqet nga roli i tij në krye të kompanisë, duke thënë se do t’i bindet votimit të tyre.

Rezultati tregoi se 57.5% e 17.5 milionë njerëzve që votuan në këtë sondazh ishin në favor të largimit të Musk nga pozita e Shefit Ekzekutiv.

Mirëpo, me mbylljen e votimit dhe pas largimit të Elon Musk nga finalja e Kupës së Botës në Doha të Katarit, e ardhmja e platformës është, literalisht, në ajër.

Dy orë pas shpalljes së rezultatit, Elon Musk shkroi në Twitter: “Ata që duan pushtet janë ata që më së paku e meritojnë atë”.

Që kur e bleu Twitter-in, Musk e ka mbrojtur lirinë e fjalës, ndërkohë që ka larguar disa gazetarë dhe të tjerë nga platforma dhe i ka parandaluar tëeetet duke përfshirë lidhje të jashtme me faqet e tjera të mediave sociale./Euronews