Teatri Kombëtar i Kosovës pezullon të gjitha aktivitetet teatrore

Pas vendimit të punëtorëve të TKK-së, për hyrë grevë të përgjithshme pa afat, menaxhmenti i TKK-së ka njoftuar publikun se ndërpret të gjitha aktivitetet artistike për kohë të pacaktuar.

Në njoftimin për media TKK njofton se si rezultat i grevës së nisur nga  sindikata e artistëve  të TKK – së, është i obliguar të pezullojë aktivitetin e vet teatror për një periudhë të pacaktuar kohore.

“Me keqardhje  ju njoftojmë që  sot me datë 05.09. 2018,  ka  filluar greva artistëve  të TKK – së, ku si pasojë Teatri Kombëtar është i obliguar ta pezulloj aktivitetin e vet teatror për një periudhë të pacaktuar kohore”, thuhet në njoftimin e TKK-së.

TKK është detyruar anulojë premierën e shfaqjes “Kopshti i vishnjave”, që ishte planifikuar të shfaqet për publikun më 5 shtator 2018.