Teatri i të Rinjve të Prishtinës jep shfaqje në Obiliq

Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës ka dhënë dje në mbrëmje në Obiliq shfaqjen “Vëllazëri e interes”.

Prishtinasit e rinj janë prezantuar para publikut në Obiliq në ditën e çlirimit të këtij qyteti 20 vjet më parë në Shtëpinë e Kulturës në këtë qytet.

Shfaqja “Vëllazëri dhe interes” me tekst të Kristo Floqit dhe regji të Xhemali Lutës, në fokus ka temën e mërgimit dhe sfidat e mërgimtarëve tanë, dhe mënyra se si ata shfrytëzohet për interes nga familjarët dhe shoqëria nga kanë rrënjët.

Në shfaqje interpretuan: Ramadan Çunaku, Habibe Imeri –Berisha, Albana Gashi, Arben Berisha, Albina Berisha, Florentina Ramadani, Shqiponjë Berisha, Adea Gashi, Iliridë Berisha, Marigonë Berisha. Regjia: Xhemail Luta, skenografia nga Urban Studio Prishtinë, kostumografia dhe grimi nga Fatmire Zyberi dhe muzika nga Granit Luta.