Teatri ‘Dodona’ jep shfaqjen për fëmijë ‘Mustaqoshi larosh’

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona” do të shfaqë sot,  e shtunën, 12 janar 2019, shfaqjen me kukulla për fëmijë “Mustaqoshi larosh” me dramatizim dhe regji të Melihate Qenës.

Shfaqja do të jepet në dy termine, në ora 12:00 dhe 13:00 të ditës së sotme, ndërsa sjellë rrëfimin e një vajzë të  vogël e cila ka një manar-maçok  të vetin, të cilinë e do, kujdeset për të, e mëson gjëra të ndryshme.

Por, pavarësisht përpjekjeve të vajzës së vogël se maçoku si maçok, nuk kupton se nuk kupton.

Në Shfaqja luajnë Roza Berisha –Fejzullahu, Avdi Azemi, ndërsa kukullat janë punuar nga Ismajl Rama.

 

 

12 Janar 2019 - 09:37

Isa Vatovci 12/01/2019 - 09:37
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend