Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: ZPRK

Te Thaçi Nesër Vetëm PAN-i

Para takimit konsultativ të thirrur për nesër nga Presidenti Thaçi në lidhje me caktimin e seancës konstituive të Kuvendit, njohësit e çështjeve politike që folën për RTV 21 presin që në të të caktohet data e kësaj seance.

Bojkotimin e takimit të nesërm e kanë paralajmëruar Vetëvendosja dhe Koalicioni LAA, ndërsa edhe përfaqësues të Listës Serbe u kanë thënë medievetë Serbisë se nuk do të shkojnë në takim.

Takimin konsultativ Thaçi e ka caktuar nesër në orën 10:00.

Deri më tani ftesës së nesërme të këtij takimi konstituiv i është përgjigjur pozitivisht vetëm koalicioni PAN.