Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri mes hajnave dhe policisë në Hajvali

Mbrëmë rreth orës 21:00, në fshatin Hajvali në Prishtinë është kryer një vjedhje në një shtëpi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për KALLXO.com se për këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Posa është pranuar inforata njësitet policore, përfshirë NJSO-në, kanë intervenuar dhe është arritur të arresohen dy të dyshuar”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka sqaruar se arrestimit i ka paraprirë edhe një shkëmbim zjarri mes të dyshuarve të cilët kanë shtënë dy herë ndaj një polici, i cili po ashtu i është përgjigur me një të shtënë.

Krasniqi ka shtuar se grupi dyshohet se ka qenë i përbërë edhe nga dy të dyshuar të tjerë.

“Gjatë këtyre zhvillimeve nuk ka pasur të lënduar. Policia po trajton dhe ekzaminon vendin e ngjarjes”,ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.