Të shtëna me armë në Prishtinë

Nje përleshje e shoqëruar me gjuajtje me armë ka ndodhur para pak çastesh afër Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Dëshmitarë të rastit i kanë thënë Kallxo.com se kanë dëgjuar të shtëna nga armët.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar ose viktima.

Policia në atë anë e ka bllokuar rrugën dhe nuk po lejon qarkullimin e automjeteve.

Gazetarja e KALLXO.com ka raportuar se ka parë gëzhoja plumbash në hapësirën e rrethuar nga Policia.

 

Sot gjatë ditës është shënuar edhe një plagosje e një mësueseje në shkollën ‘7 marsi’ në Prishtinë.

https://kallxo.com/plagoset-mesuesja-ne-shkollen-e-prishtines/