Ilustrim

Të shtëna me armë në një aheng në Gjakovë

Policia njofton së është arrestuar një burrë i cili gjatë një ahengu ka shtënë me armë.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë” në Gjakovë në orën 11:40.

Sipas policisë nga i dyshuari është konfiskuar një armë Walter me një karikator pa fishek.

Tutje, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.