Ilustrim

Të Shtëna me Armë Afër Gjimnazit 'Sami Frashëri'

Një incident me armë ka ndodhur në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë.

KALLXO.com mëson se një person ka raportuar në polici se tre persona të njohur për të e kanë kanosur e më pas edhe kanë shtënë një herë në ajër.

Tre të dyshuarit me një makinë me targa të huaja janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti Haziraj, ka konfirmuar për KALLXO.com ngjarjen.

Në rrugën ‘Nazim Gafurri’ kemi pranuar një informacion për një të shtënë me armë në ajër personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë “Golf” ka thënë Haziraj. Ajo ka shtuar se policia është në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të të dyshuarve.