ilustrim

Të shtëna armësh në Drenas

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur dje në Drenas.

Policia ka njoftuar se pas informacionit për të shtëna me armë zjarri kanë arritur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar një rrahje mes dy personave të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes policia ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz me një karikator të zbrazët.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të cilat do të përdoreshin si dëshmi për gjuajtje me armë.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin, përderisa nuk raportohet për personat të lënduar.