Tejkalim i shpejtësisë në rrugët urbane të Tiranës - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

Të prangosur e pezullim lejesh për shpejtësi e vozitje në gjendje të dehur në Tiranë

Policia e Shtetit ka dhënë hollësi rreth kontrolleve të realizuara nga Policia Rrugore e Tiranës prej orës 23:00 të datës 05.05.2018 e deri në orën 05:30 të ditës së sotme.

Sipas Policisë Rrugore, që ka kryer kontrolle me Radar e Drager në rrugët urbane e interurbane, janë ndaluar shumë shoferë për shkak të shpejtësisë së madhe dhe për shkak se drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Këto janë të dhënat për afërsisht gjashtë orë kontrolle:

5 drejtues mjetesh ne pranga pasi drejtonin mjetin ne gjendje te dehur.

37 Leje Drejtimi te pezulluara, nga keto:

23 Leje Drejtimi per shpejtesi tej çdo kufiri te lejueshem .

14 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.

15 drejtues mjetesh per OASH per xhama te riveshur.

34 masa per mos vendosje te ripit te sigurimit dhe 7 masa per mosvendosje te kaskave mbrojtese.

6 mjete u bllokun per mos shlyerje te masave administrative nga 5 deri ne 9 masa.