Kabul - Foto: REL/ EPA-EFE

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur shumë pjesë të Afganistanit, shkaktuan vërshime, duke lënë të vrarë të paktën 24 persona dhe plagosur 11 të tjerë vetëm në 48 orët e fundit, njoftuan zyrtarët.

Sipas Ministrisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Çështjeve Humanitare, vërshime ka pasur në gjashtë provinca të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Kabul.

Në qarkun Sheber, të provincës Bamjan, rreth 500 persona raportohet se janë shpëtuar nga vërshimet.

Sipas agjencisë Associated Press, nga vërshimet janë shkatërruar mbi 200 shtëpi.

Që prej fillimit të vitit, afro 150 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provinca të ndryshme të Afganistanit./REL

26 Maj 2019 - 08:41

REL 26/05/2019 - 08:41
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend