Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit. Foto: Kallxo.com

Të mërkurën protestë në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Lumezit

Shoqëria civile ka bërë thirrje për protestë, ku do të kërkohet dorëheqja e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, është motoja e protestës, e cila pritet të mbahet të mërkurën më 22 gusht, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protesta ka për qellim largimin e Aleksandër Lumezit nga posti i kryeprokurorit të shtetit, e cila bëhet pas akuzave të ish-prokurorit Elez Blakaj, për politizim të prokurorisë kosovare./21Media