Të mërkurën nis edicioni i 19-të i Javës së Frankofonisë në Kosovë

Me koncertin e Shpat Dedës dhe performancës me këngë franceze nga Elsa Hyseni, do të hapet të mërkurën, më 6 mars 2019, në Teatrin ODA, edicioni i 19-të i Javës së Fankofonisë në Kosovë.

Përmes një komunikate për media Ambasada Franceze në Prishtinës njofton se gjatë gjithë muajit mars, Javën e Frankofonisë do të karakterizojnë koncerte, konferenca, filma të metrazheve të ndryshme, ekspozita dhe takime me artistë dhe realizatorë të filmave.

Ndërkaq literatura e udhëtimit do të shfaqet përmes një ekspozite fotografish dhe një seri iniciativash nga Ambasada Zvicerane rreth punës së Nicolas Bouvier.

“Në fokus do të jenë artistë e poetë si Alban Muja, Eqrem Basha, Sarah Gysler, ndërsa në kuadër të javës së shijes franceze “ Gout de France/ Good France” do të na nderoj profesori i gastronomisë franceze, kryekuzhinieri Christophe Dovergne”, thuhet në komunikatë.

Po siaps komuniktës e veçanta e këtij edicioni do të jetë Ekspozita në Galerinë Kombëtare të Kosovës me autorë francezë të shekullit të 20-të.

Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim në mes të Ambasadës Franceze, Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Muzeut Kombëtar të Maqedonisë.