Të Martën Dekretohen Gjyqtarët dhe Prokurorët për Veri

Presidenti Thaçi në një deklaratë bëri të ditur se prokurorët dhe gjyqtarët nga komuniteti joshumicë do të dekretohen të martën

“Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore”, thuhet në deklaratën për media të Presidentit.

Më tutje në deklaratë Thaçi konstaton se me dekretimin e këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve “bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015”.

42 gjykatësit dhe 14 prokurorët nga veriu i Kosovës ishte paraparë të betoheshin dhe dekretoheshin të martën që shkoi, por ata atë ditë nuk u paraqitën para Presidentit Thaçi.

Thaçi, të martën e kaluar, kur prokurorët dhe gjyqtarët serbë nuk shkuan për dekretim, akuzoi Serbinë për pengim të tyre dhe BE-në për paaftësi të ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi.

http://kallxo.com/deshton-dekretimi-gjykatesve-e-prokuroreve-serbe-thaci-akuzon-serbine-e-ne/

BE të martën që shkoi shprehu keqardhje që Marrëveshja e Drejtësisë nuk ishte zbatuar.