Thirrje në Gjyq dhe Urdhër për të paraqitur dokumente dhe të dhëna

Të ftuarve nga Gjykata Speciale u kërkohen dokumente të UÇK-së

Në urdhrin për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë thuhet që të ftuarit për intervistë duhet të kenë me vete të gjitha dokumentet, të dhënat dhe shënimet e çdo lloj tjetër informacioni që ka lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Të gjitha dokumentet, të dhënat dhe shënimet e çdo lloj tjetër informacioni të çdo lloj tipi që posedoni, të cilat kanë lidhje, kanë qenë krijuar, dërguar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në këtë urdhër.

Po ashtu të ftuarve për intervistë u është kërkuar që të marrin me vete edhe dokumente e çfarëdo lloj informacioni që tregon vendndodhjen e tyre fizike dhe gjeografike nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Gjatë këtyre ditëve Gjykata Speciale ka ftuar për intervistë në Hagë, Rrustem Mustafën të njohur si komandant ‘Remi’, Remzi Shalën i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin i njohur si komandant ‘Dini’, Safet Syla.

Urdhër për tu paraqitur dokumentet dhe të dhënat për të ftuarit në intervistë nga Gjykata Speciale