Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Të Dielën Vazhdimi i Seancës për Buxhetin

Seanca për projekt-buxhetin e vitit 2018 do të vazhdojë të dielën.

Kur u paralajmërua vazhdimi i seancës të dielën, pati debat mes deputetëve

“Nuk e di qysh ka me kalu buxheti në ditë pushimi, kur s’po kalon në ditë pune”, tha Glauk Konjufca.

Ndërsa Avdullah Hoti tha se qeveria që nuk i ka votat për buxhetin duhet të lëshojë rrugë

“Ju duhet t’i keni në sallë 61 deputëtë të pozitës, më pas ne votojmë dhe e shprehim vullnetin tonë. Kur një pozitë mbetet në votat e opozitës, më mirë të lëshoj rrugë”, tha Hoti.

Elmi Reçica nga PDK-ja tha se ky subjekt edhe sot është i gatshëm ta votojë buxhetin.

Por Ahmet Isufi pajtua që seanca të mbahet të dielën.

“Ne pajtohemi që të dielën ta mbajmë seancën për të treguar që kur duam mbajmë seanca”, tha Isufi.

Mënyrën si u caktua seanca e kundërshtoi Kujtim Shala.

Është kundër rregullores të vendosni ju kur mbahet seanca. Duhet ta hedhni në votim”, tha Shala.

Por Veseli injoroi këto fjalë, duke hapur punimet e seancës së re ku po diskutohet për programin e punës së qeverisë.