Tanja Fajon Do ta Ndjekë Seancën për Demarkacionin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka thënë se po i ndjek me interesim të madh zhvillimet në Kosovë për çështjen e demarkacionit.

“Po i ndjek me interesim të madh debatin dhe votimin për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Gjithë të mirat për miqtë, partnerët e qytetarët që treguan përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave. Mirënjohëse edhe për Malin e Zi”, ka shkruar Fajon, pak para fillimit të seancës për demarkacionin.

Ndryshe, seanca për demarkacionin është paralajmëruar të nisdë në orën 11:00.